Hyri në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar, arrestohet në Rinas siriani

Nov 25, 2015 | 11:17
SHPËRNDAJE

Arrestohet nga Policia Kufitare një shtetas Sirian për “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Dje u arrestua në Rinas në orët e mbrëmjes shtetasi sirian Muhammed Aldughll, 57 vjeç, lindur në Damask Siri dhe banues në Lagja Ruknudin Damask-Siri, me shtetësi Siriane.

IMGP4203

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se dje ka ardhur për në Shqipëri si pasagjer i zakonshëm dhe ka udhëtuar me linjë ajrore ku si dokumenta udhetimi ka paraqitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete dhe datëlindje në emër të një shetasi tjetër Sirian E.P.

Nga ekzaminimi paraprak në Laboratorin e ekzaminimit të dokumentave në Aeroportin e Rinasit dyshohet të jetë e falsifikuar.

Më pas gjatë kontrollit në vijën e dytë i është gjetur në bagazhet e tij një Kartë identiteti familjare dhe një kartë identiteti personale siriane me gjeneralitete Muhammed Aldughll i dtl. 12.05.1958 dhe një pasaporte turke me gjeneralitete Muhammed Aldughll i dtl. 12.05.1958 dhe në brendësi të pasaportës kishte një Vizë angleze, e vlefshme nga data 07.09.2015- 06.12.2015 e cila pas ekzaminimit të tyre dyshohet se pasaporta turke dhe viza angleze mund të jenë të fallsifikuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura