Hynë si azilkërkues, por planifikuan sulme terroriste. Aksion i madh në Gjemani

Nov 21, 2017 | 10:49
SHPËRNDAJE

Bastisje ne disa zona te Gjermanise dhe disa arrestime, pas dyshimit te forte se disa anëtarë të ISIS po planifikonin sulme terroriste.

gjermani

Mediat gjermane bejne me dije se policia gjermane kreu aksion ne kater zona mëngjesin e sotem duke arrestuar disa burra të dyshuar si anëtarë të grupit militant “Shtet islamik” (IS).

Gjashtë burra sirianë të moshës midis 20 dhe 28 vjeç u vune ne paraburgim, raportoi gazeta gjermane Welt.

Tetë apartamente u kontrolluan në qytetet gjermane të Kassel, Hanover, Essen dhe Leipzig. Gjate bastisjeve u sekuestruan laptopë, telefona celularë dhe dokumente te tjera qe mendohet se do sherbejne per hetimet.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal në Frankfurt, burrat e arrestuar dyshohen për “planifikimin e një sulmi me armë ose eksplozivë” në Gjermani.

Ata kishin hyre ne Gjermani si azilkerkues, por luftëtarë aktive të IS në Siri, raportoi Welt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura