Hyn në fuqi vendimi i qeverisë Kurti/ Mjetet me targa serbe detyrohen të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës, nisin veprimet në pikat kufitare

Sep 20, 2021 | 9:37
SHPËRNDAJE

Hyn sot në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë sa i takon targave të automjeteve.

vend vend

Vendimi mban firmën e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla dhe detyron të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme.

Mësohet se pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës. Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove. Mes të tjerash bëhet e ditur se pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Sakaq shoferët e mjeteve detyrohen që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit. Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro. Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.

obligim

Postimi i ministrit Sveçla

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”.

Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura