Hyn në brenda pa maskë dhe refuzon ta vendosë, aktori i njohur Bruce Willis nxirret jashtë nga farmacia

Jan 13, 2021 | 15:47
SHPËRNDAJE

Bruce Willis është nxjerrë jashtë nga një farmaci në Los Angeles pasi refuzoi të mbante maskën në fytyrë. Aktori i famshëm reagoi pas lajmeve duke thënë se veprimi i tij ishte i gabuar.

65 vjeçari u fotografua të hënë duke hyrë brenda një farmacie në Klaiforni dhe më pas duke dalë pa maskë në fytyrë.

“Ishte një gabim në gjykim”- tha Willis për revistën People. “Qëndroni të sigurtë dhe le të vazhdojmë të mbajmë maskën.”

Viti e kaluar, kryebashkiaku i Los Angeles urdhëroi që maskat duhej të mbaheshin në çdo kohë jashtë ambienteve të shtëpisë për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, me përjashtime të caktuara, përfshirë fëmijët nën dy vjeç dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura