Hyn lirisht në Ksamil, plagos e largohet prapë, pranga bashkëpunëtorit të të shumëkërkuarit

May 6, 2015 | 19:46
SHPËRNDAJE

Policia e Sarandës ka arrestuar një person i cili akuzohet si bashkëpunëtor në një tentativë vrasje i të shumëkërkuarit Taulant Xhini.

Bëhet fjalë për Klaudio Koçin, 32-vjeçari, banues në lagjen nr.4 të Sarandës i cili u arrestua pasi akuzhet për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Konkretisht ai dyshohet për ngjarjen e datës 5 tetor 2013 në fshatin Çukë të Sarandës, ku për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri shtetasi M.G, 30-vjeç, ngjarje për të cilën kërkohet dhe 28-vjeçari Taulant Xhini, me banim në Shëndëlli të Sarandës.

Mësohet se gjatë operacionit për kapjen e tij, Koçi ka tentuar të largohet nga banesa, i ndihmuar edhe nga familjarët e tij.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, Taulant Xhini, është në top-listën e personave të kërkuar në Sarandë, për dy tentativa vrasjesh dhe disa krime të rënda por i dyshuar edhe për goditjen me armë të policisë gjatë një operacioni për kapjen e tij në fshatin Shëndëlli të Sarandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura