Hyjnë për grabitje në mes të ditës, 83-vjeçarit i presin veshin me thikë, dhunojnë gruan

Jul 4, 2015 | 10:03
SHPËRNDAJE

Një çift të moshuarish janë dhunuar nga grabitësit në banesën e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuc të Shkodrës, paraditen e sotme, ndërkohë që bashkëshortët jetonin të vetëm, pasi fëmijët i kanë në emigracion.

Policia Shkodër

Sipas të dhënave të para, grabitësit ende të paidentifikuar i kanë prere veshin me thikë kryefamiljarit, identifikuar si shtetasi Fadil Shahini 83-vjeç. ndërkohë që gruan, Bije Shahini, 75-vjeç e kanë qëlluar me sende të forta në kokë, duke i detyruar të tregonin vendin ku mbanin paratë.

Ata kanë përfunduar të dy në spital, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura