Hygerta Sako rrëfen tmerrin e tërmetit: Vëllain e kisha në Durrës

Nov 30, 2019 | 11:58
SHPËRNDAJE

Moderatorja e njohur Hygerta Sako ka rrëfyer për një intervistë në ‘Ftesë në 5’ për momentet e tmerrit  që përjetoi gjatë tërmetit. Qyteti i saj i lindjes u përfshi nga një goditje e fortë i cili mori jetë njerëzish dhe ajo si të gjithë durrsakët e përjetoi shumë keq këtë tragjedi.

Hygerta rrëfeu se për shkak të ndjeshmërisë së saj të madhe, nuk mundet që të gjendet afër familjeve të prekura nga tërmeti.

“Nuk mundem të shkoj afër të prekurve sepse do të duhen ata të merren me mua pastaj. Nuk mundem!”, është shprehur moderatorja.

Ajo është shprehur se ka dhënë kontributin e saj nëpërmjet një nisme që ka organizuar Televizioni Shqiptar.

Ndërkohë vëllai i Hygertës, bashkeshorti i kryetares se bashkise se Durresit, jeton në qytetin bregdetar dhe frika ka qenë dy-fish. Ajo tregoi se shtëpia e vëllait të saj është dëmtuar shumë.

“Vëllai im jeton ende në Durrës, së bashku me bashkëshorten dhe dy mbesat e mia. Shtëpia e vëllait ka patur dëmtime, çarje muresh dhe thyerje xhamash. Ata nuk jetojnë më në shtëpi për shkak të frikës”, tha Hygerta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura