Hungaria, autobusë refugjatëve për të mbërritur Austrinë. Vdes një pakistanez (Foto)

Sep 4, 2015 | 22:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Hungaria do të dërgojë autobusë për të transportuar emigrantët në kufi të Austrisë, pasi ata filluan të ecin me këmbë deri atje. Njoftimi i papritur nga shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban erdhi të premten në mbrëmje dhe pasoi disa ditë te vështira të cilat kanë kapuar vendin. Janos Lazar tha se Hungaria ende nuk ka pasur një përgjigje nga qeveria austriake në lidhje me planin e vet për autobusët.

2BFA5D0B00000578-3222045-image-a-39_1441393876274Hungaria është bërë një komb i madh tranziti për njerëzit që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dhe kërkojnë të arrijnë veri-perëndimin e Evropës.

***
Teksa qindra refugjatë në Budapest kanë braktisur zonën e tranzitit dhe janë nisur në këmbë drejt kufirit me Austrinë dhe Gjermaninë, është shënuar edhe viktima e parë. Një emigrant pakistanez në Hungari ka vdekur pasi ra në shinat e trenit ndërsa po i ikte policisë.

***

“Situata është aq e keqe”,- tha Adnan Shanan, një 35-vjeçar nga Siria. “Kemi kaq shumë njerëz të sëmurë në tren. Ne kemi gratë shtatzëna, pa ushqim, pa ujë. Nuk kemi nevojë të qëndrojmë këtu edhe një ditë më shumë. Kemi nevojë të ikim në Mynih, kudo tjetër, ne nuk mund të qëndrojmë këtu. Nuk mund të presim deri nesër. Kemi nevojë për një vendim sot, tani”.

2BF7C96600000578-3222045-image-a-53_14413750620922BF80DFC00000578-3222045-image-a-57_1441375081708Të xhindosur nga trajtimi i tyre, ata filluan duke brohoritur ‘Gjermani! Gjermania! ” – Destinacioni i tyre synon një udhëtim larg me qindra milje. Të tjerë mbanion pankarta me fjalët “SOS” dhe “ndihmë!” ndërsa një tjetër i mbajtur nga nje fëmijë lexonte: “Duhet të shkoj në Gjermani për jetën”.
_85370309_hi028857968Policia u dorëzoi shishe me ujë, por disa emigrantët e derdhën në tokë me neveri. Ndërkohë, 400 persona të tjerë janë arratisur nga kampet e pritjes në lokalitetet Bickse dhe Roszke, përkatësisht 64 dhe 300 persona nga secili kamp.

_85372017_e7bda625-49d1-49ef-b9a3-59c46b93ca45 (1)Zyrtarët thanë se refugjatët u larguan në dy grupe rreth ores 9.30 am, duke shtuar se policia ka ndërmarrë “masat e nevojshme” për t’i kapur ato.

Sot, ligjvënësit në vend deklaruan një “gjendje të jashtëzakonshme te krizës të shkaktuar nga emigracioni masiv”. Deputetët hungarezë kanë miratuar kontrolle të ashpra kufitare dhe dënime për emigrantët që përpiqen të kalojnë drejt Gjermanisë.

reportNdërkohë, nga stacioni qendror ne Mynih raportohet se 500 njerëz kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar mijëra refugjatëve që pritet të arrijnë nga Hungaria. Colin Turner, një vullnetar, tregoi per “The Guardian” rezerva ushqimore, pije dhe rroba, por thotë se numri i refugjatëve ka rënë për shkak të veprimeve të autoriteteve hungareze.

2BF78B0800000578-3222045-image-a-59_1441369740544
_85370142_85370138

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura