Humor i “zi”, reagon lojtari i Kombëtares U-21: Ja e vërteta për koronavirusin

Mar 23, 2020 | 10:14
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Kombëtares Shpresa, Leonard Maloku, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në faqen e “Facebook”-ut, ku thuhej se ishte prekur nga Koronavirusi.

Maloku Leonardo

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e “Instagramit”, Maloku sqaron se bëhet fjalë për një humor të zi, pasi atij i kanë vjedhur adresën e “Facebook”-ut prej disa kohësh, dhe ai postim nuk është bërë nga futbollisti, pasi ai gëzon një gjendje të mirë shëndetësore.

Leo Maloku

“Djem, profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, shkruan Maloku në “Instastory”.

Maloku3

 

Koronavirusi prek Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, zbulohet lojtari që doli pozitiv

Pas Valdrin Mustafës, një tjetër futbollist shqiptar ka rezultatur pozitiv me Koronavirus. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares U-21 të shqipërisë Leonardo Maloku.

maloku leonardo

Ka qenë vetë mbrojtësi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ka konfimuar lajmin se është infektuar me Koronavirus.

Maloku

Kujtojmë që Maloku aktivizohet në Spanjë, ku është pjesë e San Roque Lepe. Në të shkuarën ai ka luajtur në Itali, me Peskarën, duke provuar ta aktivizohet në Serie B. Si dhe është aktivizuar në  Serie C, me Santarcangelo, Fano dhe Fermana.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura