Humbje turpëruese e Kombëtares U-19, grekët na shënojnë 5 gola

Nov 13, 2019 | 21:29
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka regjistruar një humbje turpëruese, ndaj Greqisë U-19, në sfidën e zhvilluar në Belgjikë, teksa u mposht me rezultatin e thellë 5-1.

sHQIPERIA

Kjo përballje ishte e vlefshme për Grupin 4 eliminator. Kuqezinjtë vinin në këtë turne me synime të qarta, teksa kërkonin kualifikimin, por kjo disfatë, duke se i ka ventur shpresat për kualifikim.

Trajneri Dede kishte thirrur edhe 2 futbollistët e Shpresave Armando Broja dhe Emiliano Bullari, por në fund u arrit një rezultat negativ, që i befasoi të gjithë. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi 18-vjeçari i cili aktivizohet në radhët e Ipsuiçit, Armando Dobra, pas asistit të mesfushorit Morina.

Shqiperia u19

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të grekëve, teksa duhet theksuar se kuqezinjtë në fragmentin e parë të lojës patën 3 raste shënimi, por pa sukses. Ndërsa për sa i përket pjesës së dytë, një zhgënjim total. Plot 4 gola të pësuar. Sfidën e radhës kuqezinjtë do ta luajnë pas 3 ditësh ndaj Belgjikës vendase!

FT| GREQI U19 – SHQIPËRI U-19 5-1

 Tzimas 13′, Vagiannidis 59′, Vrakas 72′, Liavas 85′, Athanasakopoulos 88′  / Dobra 81′  

FORMACIONET ZYRTARE:

GREQIA: Mandas, Zagaritis, Kkovas, Gkotzamanidis, Thymianis, Tzavidas, Alexandropoulos, Kafis, Vrakas, Tzimas, Vagianidis.

Greqi-Shqiperi

SHQIPËRIA: Malaj, Shiba, Hoxha, Pici, Morina, Rrapaj (Dobra 56′), Ndrecka (Mero 66′), Bullari (Çuni 56′),  Beqja, Muçi (Ibrahimi 66′), Broja.

Protokolli shqiperia

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura