“Humbje pikëlluese për atletët shqiptarë”- Presidenti Meta reagon pas ndarjes nga jeta të trajnerit të njohur: Një shembull i çmuar i…

Oct 18, 2020 | 13:27
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon pas ndarjes nga jeta të trajnerit të shquar shkodran, Vildan Tufi.

121636598_3451837264862522_7850501371362572183_o

Duke e konsideruar një personalitet të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit, kreu i shtetit thotë se kjo humbje është e pazëvendësueshme dhe pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë.

Vildan Tufi muajt e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa mbylli sytë sot në moshën 75 vjeçare.

Reagimi i plotë:

Me shumë dhimbje mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Profesor Vildan Tufit, personalitetit të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit shkodran dhe kombëtar.

Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh.

121994856_3451837128195869_6683468763564401761_o

Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu.

Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve.

Familjes Tufi, atletëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë komunitetit të dashur të Shkodrës ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje që na tronditi sot të gjithëve!

I paharraruar kujtimi i Profesorit Vildan Tufi!

U prehtë në paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura