“Humbje për politikën”- Kolegët shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bujar Nishani: Do ta kujtojmë për këshillat dhe bashkëpunimin

May 28, 2022 | 15:16
SHPËRNDAJE

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani ka tronditur edhe kolegët e tij demokratë. Deputeti Tritan Shehu thotë se vdekja e tij është një humbje e madhe për politikën shqiptare.

bujar nishani1

Ndërsa deputeti tjetër, Belind Këlliçi thotë se do ta kujtojë miqësinë e tij duke theksuar se është  mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat.

Tritan Shehu: Nje lajm shume i trishte na pikëllon te gjitheve. Bujar Nishani ndërron jete mbas nje semundje te rende. Nje humbje e madhe kjo per familjen, politiken shqiptare, PD, per te gjithe.

Ngushellimet me te sinqerta rrethit te tij familjar, miqve, shokeve, bashkepuntoreve. Do ta kujtojme gjithemone me respekt dhe nderim te vecante.

Belind Këlliçi: I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij!

Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat! I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura