“Humbje e pamerituar, portieri ynë nuk bëri një pritje”, Inzagi flet edhe për Asllanin: Do ta kisha zëvendësuar gjithsesi…

Oct 1, 2022 | 21:31
SHPËRNDAJE

Humbja në shtëpi ndaj Romës vë edhe më shumë në vështirësi Simone Iznagin, i cili në fjalët e tij pas sfidës për DAZN e ka cilësuar si të pamerituar disfatën. Ai ka theksuar se ekipi kishte bërë lojën më të mirë të këtij sezoni dhe se diçka duhej të ndryshonte.

inzagi

“Të martën kemi këtë ndeshje në Ligën e Kampioneve ndaj një skuadre shumë të fortë, po është normale që të ketë zhgënjim për një humbej të pamerituar. Ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit dhe dalim me një humbje që të djeg, të dhemb.

Duhet të bëjmë më shumë në këto momente, të punojmë më shumë te detajet. Humbim një ndeshje ku portieri ynë nuk ka bërë një pritje. Kemi goditur shtyllë e traversë. Ka ndeshje që duket se nuk mjafton ajo që po bëjmë. Unë sot kam marrë një përgjigje shumë të bukur nga skuadra për sa i përket lojës që kemi bërë dhe të vjen keq që ndodhi përballë tifozëve tanë.

A do dilte Asllani pa disavantazhin? Në atë moment do ta zëvendësoja gjithsesi. Kemi disa probleme në mesfushë për shkak të dëmtimit të Brozoviç. Kam Galjardinin i cili dëshironte të vinte në pankinë por nuk mund të luante.

A jam në rrezik? Në rrezik jemi gjithmonë, në çdo javë. Kam marrë një përgjigje të madhe nga skuadra pasi në fushë ka bërë atë që duhej. Duhet të punojmë më shumë mbi episodet.

Qetësinë ta japin fitoret dhe rezultatet. Tani paguajmë shtrenjtë edhe pakujdesinë më të vogël. Nuk mjafton ajo që po bëjmë. Duhet të bëjmë të gjithë më shumë, i pari unë që jam trajneri”, tha Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura