“Humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë”- Guvernatori i BSH mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit: Shërbeu me përkushtim dhe ndershmëri

May 28, 2022 | 16:27
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Ish-Presidentit Bujar Nishani.

sejko

Me anë të një postimi në Facebook, Sejko shprehet se vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.

Mesazh ngushëllimi nga Guvernatori Sejko

Me hidhërim të thellë mësova sot për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët,  bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë!

Vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.

Prehu në paqe President Bujar Nishani!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura