Humbja në derbi dhe ndeshja me Juventusin, shikoni çfarë iu bën shokëve të ekipit Ibra

Feb 12, 2020 | 21:30
SHPËRNDAJE

Kryefjala dy ditëve të para të post-derbit në “Mi lanelo” është menaxhim, më shumë psikologjik sesa fizik, duke qenë se përmbysja dhe pësimi i 4 golave në pjesën e dytë, në ndeshjen kundër Interit kanë sjellë shumë fytyra të zymta në stërvitje. Por nëse drejtuesit e lartë kuqezi (Maldini, Boban e Gazidhis) nuk kanë dashur që t’i tërheqin vëmëndjen askujt, rrugë të cilën ka zgjedhur edhe trajneri Stefano Pioli, nuk mund ta bënte Zlatan Ibrahimoviç.IBRAH

Sulmuesi suedez, i cili vendosi që të vërë edhe fytyrën e tij pas derbit të humbur, ndonëse ofroi një asist për Rebiçin dhe shënoi edhe golin e 0-2 provizor, nuk mund të pranonte që të shihte shokët e tij të Milanit të demoralizuar. Prandaj, nëse gjatë stërvitjes së djeshme ka nxitur të gjithë që të stërviten fort, gjatë orarit të seancës, në fund të saj ka dashur që të bëjë edhe një mbledhje pak minutëshe për të karikuar grupin, në pritje të gjysmëfinales së vajtjes për Kupën e Italisë, nesër kundër Juventusit, në stadiumin “San Siro”.

Sigurisht që pas derbit, dueli me bardhezinjtë, që gjithashtu janë në një moment të vështirë dhe do të duan të reagojnë fort, ndeshje më të vështirë për Milanin nuk mund të kishte. Por fakti që përballë do të jenë kampionët në fuqi, ndoshta stimujt vetvetiu do të zgjohen dhe duke u mbështetur edhe te fjalët karikuese të Zlatan Ibrahimoviçit, pritet dhe shpresohet në një Milan në formatin e pjesës së parë të derbit.IBRA

SHPIRT SAKRIFICE

Karta e identitetit të Zlatan Ibrahimoviçit flet qartë, 38 vjeç e gjysmë… Dhe për një lojtar të moshës së tij, menaxhimi i forcave është i detyrueshëm, duke qenë se 270 minuta apo më shumë (duke llogaritur edhe shtesa) në 7 ditë, duken shumë për një veteran. Por ndonjëherë, muskujt mund të ushqehen edhe me ego dhe dëshira për të bërë diçka të madhe, prandaj Zlatan Ibrahimoviç, i cili sipas programit dhe faktit se kampionati vjen përpara gjithçkaje, mund të kishte pushuar me Juventusin, në kupë.

Por siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Ibra jo vetëm që nuk kërkon ta bëjë këtë, por ia ka kërikuar, madje ia ka urdhëruar trajnerit që të jetë në fushë nesër në mbrëmje. Ndoshta sulmuesi e di që qoftë edhe duke qenë në terrenin e lojës mund të jetë një pikë mbështetjeje dhe pse jo të karikojë dhe të jetë shembull për më të rinjtë.IBRAHIMOVIC

Pastaj, fakti që Juventusi nuk është një kundërshtar si gjithë të tjerët, edhe vetë Ibra do të dijë sesi të jetë i stimuluar dhe pse jo të ketë të njëjtën peshë edhe në këtë gjysmëfionalja të vajtjes në kupë, si në derbi. Shkurt, për Zlatanin kjo javë do të jetë një overdozë minutash, por duke parë lidhjen e fortë dhe të ngushtë që ai ka me bluzën kuqezi, nordiku nuk do kursehet as në këtë rast…

Përgatiti: JETON STAMOLLA-PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura