Humbja ndaj Vijarealit trondit stolin e Zidanit, por madrilenët janë më të bashkuar se kurrë

Jan 13, 2018 | 22:14
SHPËRNDAJE

Duket se humbja e fundit ndaj Vijarealit i ka turbulluar keqazi ujërat në kampin madrilen, dhe ka tronditur “pankinën” e trajnerit Zidanë. Por edhe pas kësaj humbje para publikut të vet lojtarët dhe trajneri para kamerave janë shprehur se jemi më të bashkuar se kurrë duke mos dashur të japin pamjen se ka mosmarrveshje apo ndasi brenda klubit.

Real

Në konferencën për shtyp Zidanë ka thënë se nuk ka shpjegim për këtë humbje pasi ekipi ka bërë një ndeshje të mirë, futbollistët kanë vrapuar dhe janë sakrifikuar për njëri tjetrin.

“Ne kemi bërë cdo gjë për të shënuar por nganjëherë topi nuk do të hyjë në rrjet dhe ne jemi në këtë rast. Kemi përjetuar së bashku momente të mira ndërsa tani po përjetojmë një kohë të vështirë dhe jëmi të gjithë bashkë”.

15158658585393

Ndërsa mesfushori brazilain Kasemiro shprehet: ”Tani jemi më të bashkuar se kurrë. Kur humbim, të gjithë e bejmë ketë. Ajo qe ndodhi sot na ka ndodhur shumë ketë vit qe sapo ka filluar. Po luajmë mirë, luftojmë, krijojmë rastë, por nuk shenojme gola. Ne i kuptojme arsyet pse tifozet jane zemeruar.”

Për këtë gjendje kanë reaguar edhe nga prapavija e Realit ku mbrojtësi spanjoll Naçoo shprehet se: “Ne punojme me se shumti por kur vijne ndeshjet nuk e dime se cfare ndodh ne to. Vrapuam dhe ndihmuan njeri tjeter. Ishte nje dite e rendesishme per ti rikthyer ndjenjat e mira dhe per te filluar me fitore. Jemi Real Madridi dhe nuk mund t’i ulim koket tona. Duhet te perballemi duke qëndruar të bashkuar”.

Real2

Mbrojtësi i krahut Dani Carvajal në këtë linjë është shprehur se “Ne jemi në një kohë me rezultate dhe lojë të keqe por sot pak njerëz do të thonë që nuk jemi përpjekuar dhe nuk kemi luajtur mirë. Dinamika aktuale është negative, por ekipi është i fortë dhe i bashkuar më shumë se kurrë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura