Humbja ndaj Skocisë, mediat britanike: Shqipëria me fanellat si Italia e vitit 2007, Balaj do të kthehet …

SHPËRNDAJE

Shqipëria u mposht nga Skocia me rezultatin 2-0 në takimin e luajtur në “Hampden Park”. Një lojë e dobët e djemve kuqezinj, të cilët morën kritika të shumta pas ndeshjes. Kjo përballje mori vëmendjen e mediave britanike, të cilat e kanë cilësuar Shqipërinë si kundërshtar të limituar.

41427709_1768029786629576_8851837716275396608_n

Sipas “The Guardian” Skocia e meritoi plotësisht fitoren dhe pas golit të dytë Shqipëria nuk dukej e aftë të kthehej në lojë, duke u dorëzuar totalisht. Sajti prestigjioz britanik tregoi gjithashtu se tifozeria vendase nuk entuziazmoi.

Ndërkohë “Daily Mail” fokusohet më tepër te Bekim Balaj, i cili nuk arriti të shënonte. “Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan veç të tjerave “Daily Mail”.

Ndërsa “The Sun” shkuan se Skocisë në pjesën e parë i mungoi saktësia para portës dhe si rrjedhojë golat erdhën në të dytë. E përditshmja britanike thekson se vendasit mund të kishin shënuar golin e tretë, por ndërhyrja e Prengës ishte vendimtare.

“The Herald” ka përfituar nga situatë për të bërë ironi, duke e lidhur fitoren e sotme të Skocisë, me golin e famshëm të Panuçit në 2007-tën. “një lloj hakmarrje” fitoren e sotme, duke kujtuar se ironikisht Shqipëria kishte fanellat e bardha, si Italia e vitit 2007.

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakTë huajt shpenzime rekord në Shqipëri, por ja sa miliona lanë shqiptarët jashtë shtetit
Artikulli tjetër"Tragjedia që ndryshoi botën", ja çfarë kujton Rama me këtë video

S'KA KOMENTE

Comments are closed.