Humbja me Serbinë, Rama sulmon ashpër kritikët e Kombëtares

Oct 9, 2015 | 13:21
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama me mirënjohje për tifozerinë, ultrasit, policinë e shtetit, shqiptarët mikpritës, e vecanërisht Kombëtaren dhe trajnerin ka rezervuar kritika të ashpra për gjithë ata që u lëshuan me fyerje për lojtarët pas humbjes së mbrëmshme me Serbinë në “Elbasan Arena”.

rama kryeministria

Në një deklaratë për mediat nga selia e kryeministrisë, Rama ka theksuar se nëse Shqipëria vazhdon të ëndërrojë për Francën dhe është ende në garë, është meritë vetëm e kësaj Kombëtareje me trajnerin e saj dhe të askujt tjetër.

“Kur sot ne jemi gdhirë të palumtur pas një humbje të befasishme në lojë, jashtë fushës së lojësi kemi befasuar të gjithë, përfshirë edhe kundërshtarët tanë, nëse në fushë nuk ia dolëm ta mbajmë në minutat shtesë pikën që na hapte portën e madhe të finalistëve të Francës, mbajtja lart e nivelit të kulturës sportive në kushtet e një tensioni jo vetëm sportiv i dha 3 pikë të arta Shqipërisë si vend e shqiptarëve si popull”- tha Rama.

Sipas Rames, tifozët kuqezi u treguan fantastikë në mbështetjen entuziaste, por edhe në dallimin mes klimës mbytëse në Beograd dhe asaj festive në Elbasan Arena.

“Asnjë kor racist, asnjë sulm verbal lojërave serbë, jo vetëm skenat e shëmtuara të një viti më parë nuk u përsëritën në formën më minimale, por u duartrokit kapiteni serb kur doli nga fusha pas dëmtimit. Dua tu përluem me mirënjohjen më të madhe gjithë atyre mijëra e dhjetëra mijëra sportdashësve që e mundësuan kalimin me kaq suskes të këtij testi kaq të vështirë për Shqipërinë mikpritëse, ultrasëve të mrekullueshëm të kombëtares që bënë në 94 minuta spektakël të denjë për stadiumet evropiane pastaj gjithë të tjerëve që nën dirigjimin e tyre krijuan mur njerëzor thirrjesh inkurajuese e dallgësh brohoritëse”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura