“Humbja erdhi natyrshëm”, drejtori sportiv i Erzenit: Tani fokusi ynë është kampionati

Feb 3, 2023 | 19:06
SHPËRNDAJE

Erzeni u mposht nga Teuta dhe u eliminua nga Kupa Shqipërisë. Pas sfidës foli edhe drejtori sportiv i klubit shijakas, Ervis Xhafa. Ai u shpreh se tani duhet të fokusohen në kampionat. 

xhafa

“Tani loja ishte kjo që erdhi, një episod mund ta vendosë ndeshjen dhe kështu ndodhi. Pësuam gol pasi në një moment ne u treguam të pakujdesshëm, por besoj duhet të shohim pjesën pozitive. Fituam disa lojtarë sot, e ndërtuam lojën në këtë formë. Kemi marrë përgjigje nga lojtarët e rinj, është momenti të fokusohemi në kampionat, kemi një prezantim të shkëlqyer nga Kovaçi, Leao dhe Aliti që ishin për herë të parë sot. Kampionati është i gjatë dhe ne na duhej që afrimet ti shërbenin ekipit deri në fund të muajit maj dhe besoj sot e kuptuam që kemi bërë zgjedhjet e duhura. Humbja erdhi natyrshëm, është më e mira e mundshme për një ekip si ne, do të na vlejë për kampionatin që të përqëndrohemi më shumë”, u shpreh Xhafa gjatë një prononcimi për Oversport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura