Humbja e zgjedhjeve në Shkodër, krisen marrëdhëniet PS-LSI

Sep 17, 2015 | 8:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Përfafaqësues të strukturave të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës kërkojnë rishikimin e funksionimit të koalicionit me LSI-në. 

Foto ilustruese, Edi Rama, Keti Bazhdari dhe Ilir Meta gjate fushates se shkuar ne Shkoder
Foto ilustruese, Edi Rama, Keti Bazhdari dhe Ilir Meta gjate fushates elektorale ne Shkoder

Qëndrimet e socialistëve vijnë gjatë takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura pasditen e së mërkurës mes strukturave të PS-së në Shkodër, lidhur me analizën e zgjedhjeve të shkuara të 21 qershorit.

Kërkesa për rishikimin e marrëdhënieve në këtë qark vjen edhe në kuadër të rezultateve jo shumë pozitive të arritura në zgjedhjet e fundit lokale në këtë zonë.

Sipas burimeve nga “Panorama” ishte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ai që kërkoi të rishihen raportet në koalicionin e majtë. “Të shohim raportet ne koalicion, sa është respektuar marrëveshja dhe se si ka funksionuar. Nuk kemi një strukture ekstra për emërimet, por duhet te kemi një tryeze të përbashkët për të parë së çfarë nuk ka funksionuar”,-ka thënë Bushati.

Deputeti i PS-se per Qarkun e Shkodres, Paulin Sterkaj
Deputeti i PS-se per Qarkun e Shkodres, Paulin Sterkaj

Ndërkaq, deputeti i PS-së në këtë qark, Paulin Sterkaj ka thënë se në Shkodër socialistët humbën në mënyrë qesharake dhe se strukturat e saj janë në një situatë të keqe.

Sterkaj shtoi gjithashtu se mbledhja e PS-së nuk bëhet për çështjen e punësimeve në administratë, por për strukturat e partisë. “Shumë njerëz marrin trofe dhe thonë unë, por duhet të përfitojnë ata që kanë kontributin maksimal. Administrata në Shkodër është bërë me njohje dhe lidhje dhe jo kontribute, në darkë me Keti Bazhdarin, në 3 te natës me Tom Doshin dhe të nesërmen me Agron Çelën”,-ka thënë Sterkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura