Humbja e Shqipërisë, mediat e huaja: Serbia fitoi ‘derbin’ e Ballkanit

Oct 9, 2015 | 5:07
SHPËRNDAJE

Pas humbjes që Shqipëria pësoi ndaj Serbisë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin e Elbasanit me rezultatin 0-2, mediat e huaja kanë komentuar sfidën duke u fokusuar tek pësimi i dy golave në minutat e fundit të takimit.

Takimi Shqiperi - Serbi pas rezultatit 0-2
Takimi Shqiperi – Serbi pas rezultatit 0-2

Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ‘De Biazi tashmë është i detyruar të fitojë në Armeni”.

Untitled-18

Gazeta italiane e nis artikullin duke thënë se Serbia kalon në Tiranë 2-0. “Minuta ankthi për skuadrën e De Biazit që pëson të parin gol nga Kolarov në minutën e 91′ dhe tre minuta më vonë ka ardhur edhe dopieta në kundërsulm me anë të Ljajic”,-shkruan gazeta italine. Ndërsa thekson se Shqipëria është e detyruar të fitojë në ndeshjen e fundit në Armeni për ‘mos t’i thënë lamtumirë ëndrrës Euro 2016.

“Tutosport”:
Shqipëri – Serbi 0-2 – Garë e blinduar në Elbasan. E përfolura si derbi i Ballkanit shkoi në favor të Serbisë. Ka shënuar Kolarov në minutën e 91′ dhe interisti Ljajic në minutën e 94. Skuadra e De Biazit është në vendin e tretë, një pikë pas Danimarkës, por me një ndeshje për të luajtur ende. Do të luhet për gjithçka më 11 tetor kundër Armenisë. Serbia ndalon me 2 pikë dhe me tre pikë penalizim.

“The Guardian”:
“Një përfundim dramatik në Elbasan Arena me dy gola diferencë në minutën e 90′ kanë bërë diferencën e Serbisë e cila ka luajtur për krenari dhe asgjë tjetër. Nata e madhe e Shqipërisë u prish nga një nxitim i skuadrës, por ata kanë edhe një shans të dytë për t’u kualifikuar pas tri ditësh në Armeni”.

“Daily Mail” 
“Branislav Ivanovic dhe Nemanja Matic dëmtohen në ndeshje, por Serbia siguron fitoren 2-0 në minutat e fundit ndaj Shqipërisë në ndeshjen e “ri-luajtur” pas përplasjeve për dronin.”

Britanikja shkruan se loja ishte i qetë në krahasim me atë që ndodhi pas dronit të hedhur në Beograd vitin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura