Humbja e oreksit mund të jetë shenjë e koronavirusit tek fëmijët nën 18 vjeç, ekspertët zbuluan se…

Sep 8, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

cOVID-SIMPTOMATMë shumë se një e treta e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç vuajnë nga humbja e oreksit, sepse mund të jenë të infektuar me koronavirus, raporton “Daily Mail”.

Nëse fëmija kthehet në shtëpi dhe nuk e ka ngrënë ushqimin që i dhatë me vete para se të shkonte në shkollë, jini të vëmendshëm, sepse kjo mund të jetë një shenjë e infeksionit.

Një skuadër nga kolegji “King” në Londër ka monitoruar qindra fëmijë të infektuar me Covid-19, duke përdorur aplikacionin gjurmues të simptomave të virusit.

Ata zbuluan se shumica e të rinjve që testojnë pozitivisht nuk tregojnë shenjat e zakonshme të virusit, siç janë kolla e vazhdueshme, ethet ose humbja e aftësisë për të nuhatur apo për të shijuar.

Në vend të kësaj, ata zbuluan se shumica e të rinjve me virus kishin tendencë të anashkalonin vaktet, të vuanin nga dhimbja e kokës dhe të ndiheshin të rraskapitur.

Aplikacioni gjithashtu zbuloi se një në gjashtë fëmijë nën moshën 18 vjeç hasin disa simptoma të tjera, siç është skuqja e lëkurës, e cila u shkakton kruajtje.

72ae1215-09bd-4009-a0f3-2707d79330ea

Gjetjet bazohen në të dhënat që u mblodhën nga vëzhgimi i 198 fëmijëve, të cilët testuan pozitivë, si dhe nga vëzhgimi i 15,800 të tjerëve të cilët testuan negativë ndaj virusit.

Ekipi zbuloi se më shumë se gjysma e fëmijëve të infektuar nuk shfaqën asnjë simptomë të zakonshme që lidhet me virusin.

Ndërkohë rreth një e treta e tyre nuk shfaqën fare simptoma, duke forcuar edhe një herë gjetjet e mëparshme se shumë individë janë asimptomatikë.

Pesë simptomat kryesore që u shfaqën tek fëmijët e infektuar nën 18 vjeç ishin: lodhja, dhimbja e kokës, ethet, dhimbja e fytit dhe humbja e oreksit.

Aplikacioni zbuloi gjithashtu se një në gjashtë fëmijë shfaqën skuqje të lëkurës. Ky studim është bërë, pasi javën e kaluar, studiuesit në Irlandën e Veriut zbuluan se diarreja, të vjellat dhe dhimbjet e stomakut ishin më të zakonshmet tek fëmijët e infektuar me Covid-19, krahasuar me të rriturit.

Megjithatë, sipas studimeve, kollitja nuk është domosdoshmërish e lidhur me Covid-19, pasi mund të jetë edhe shenjë e një ftohjeje të zakonshme.

Ekspertët thonë se për shkak të vështirësisë për të kuptuar nëse një fëmijë është thjesht i sëmurë apo i infektuar me virusin, duket se shumica e tyre nuk do të diagnostikohen kurrë.

a11a61d1-ad70-4af7-9707-0634894c8a20

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura