Humbja e gjyqit për Kalanë e Lezhës/ “Ministria e neglizhoi, juristi nuk u paraqit fare”

Jul 22, 2016 | 20:30
SHPËRNDAJE

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e ka konsideruar “neglizhencë të pafalshme” humbjen e gjyqit nga ana e Ministrisë së Kulturës, në lidhje me dhënien me qira të Kalasë së Lezhës.

Nga mbledhja e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
Nga mbledhja e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

Një çështje e humbur tashmë dy herë, në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit. Forumi e ka konsideruar po ashtu të pafalshme fshehjen e vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ka dhënë vendimin dy javë më parë. Publikimin e djeshëm nga ana e ministres Mirela Kumbaro, ata e kanë konsideruar si një reagim ndaj mbledhjes së dy ditëve më parë të Forumit, ku ndër të tjera u ngrit dhe çështja e Kalasë së Lezhës.

“Tryeza e djeshme e Forumit solli menjëherë rezultatet e para. Pas alarmit të dhënë për humbjen e gjyqit për Kalanë e Lezhës nga Ministria e Kulturës, vetë ministrja Kumbaro ka thyer heshtjen mbi këtë skandal. Vendimi i Apelit ishte marrë që më 7 korrik dhe deri dje ishte mbajtur i fshehtë nga ministria. Faji, sipas ministres, është i sistemit gjyqësor, Reformës së Drejtësisë etj., etj. Është i papranueshëm qëndrimi i Ministrisë së Kulturës. Fshehja e faktit deri sa ky proces të përfundonte negativisht e pa kthim, është një faj i rëndë kulturor”, shprehet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

NEGLIZHENCA

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë e ka quajtur këtë gjyq të humbur “skandali i radhës i Ministrisë së Kulturës si rezultat i një neglizhence të pafalshme”. Burime pranë Forumit bëjnë me dije se në të dyja shkallët e gjyqësorit, nuk është paraqitur asnjëherë juristi i Ministrisë së Kulturës, i cili është palë e paditur në këtë gjyq, së bashku me disa anëtarë të Forumit, të cilët akuzohen për shpifje dhe opinion të rreme, për të prishur projektin e Kalasë së Lezhës.

Çka tregon se vetë ministria e ka konsideruar të humbur këtë çështje. Forumi ka vendosur të zhvillojë nesër një takim jashtë radhe në lidhje me këtë çështje dhe nga sa më- sohet do të analizojë situatën dhe do të merret edhe një vendim mbi hapat që mund të hidhen më tej.

“Meqenëse është në lojë fati i kalasë, jemi të hapur për të ofruar ekspertizën e nevojshme për Ministrinë e Kulturës, për të rrëzuar përsëri kthimin në motel të kalasë. Kësaj here, jo me procedurë, ashtu siç e mbrojti ministria dhe normalisht që do të rrëzohej nga gjykata, por me veprime ligjore dhe vendimmarrje të qartë ekzekutive”, shprehet Forumi.

Sipas arkitektit Arben Biçoku, ka ende hapësira ligjore për të shfrytëzuar dhe një ndër to është vetë projekti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura