Humbja e dëgjimit te të rriturit dhe fëmijët, shifrat në rritje

Mar 12, 2018 | 10:38
SHPËRNDAJE

Mbi 5% e popullsisë së botës, ose 466 milionë njerëz vuajnë nga humbja e dëgjimit (432 milionë të rritur dhe 34 milionë fëmijë). Është vlerësuar se deri në vitin 2050, mbi 900 milionë njerëz ose një në dhjetë njerëz do të përballen me paaftësinë për të dëgjuar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 1/3 e të prekurve janë në moshën mbi 65 vjeç dhe jetojnë në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Humbja e dëgjimit mund të jetë e butë, e moderuar, ose e rëndë dhe mund të prekë një vesh ose të dy veshët dhe të çon në vështirësi në dëgjimin e fjalëve ose tingujve me zë të lartë.ccedil-far-euml-duhet-t-euml-dini-n-euml-lidhje-me-infeksionet-e-veshit_hd-780x439

Njerëzit që nuk dëgjojnë, zakonisht komunikojnë përmes gjuhës së folur dhe mund të përfitojnë nga aparatet e dëgjimit, implantet bashkëkohore dhe pajisjet e tjera ndihmëse si dhe titrat. Ata të cilët kanë humbje të thellë dëgjimi, që nënkupton shumë pak ose aspak dëgjim, përdorin gjuhën e shenjave për komunikim.

SHKAQET E HUMBJES SË DËGJIMIT DHE SHURDHIMIT

Humbja e dëgjimit mund të shkaktohet nga faktorë gjenetikë të trashëguar ose jo-trashëguar ose nga komplikacione të caktuara gjatë shtatzënisë dhe lindjes, duke përfshirë: – rubeolën e nënës, sifilizin ose disa infeksione të tjera gjatë shtatzënisë; – pesha e lindjes së ulët; – përdorimi i papërshtatshëm i barnave të veçanta gjatë shtatzënisë – verdhëz të rëndë në periudhën neonatal, gjë që mund të dëmtojë nervin e dëgjimit te një i porsalindur.

Shkaqet e fituara – sëmundjet infektive përfshirë meningjit, fruthin dhe shyta; – infeksione kronike të veshëve; – grumbullimi i lëngjeve në vesh; – dëmtimi i kokës ose veshit; – zhurma e tepruar; – ekspozimi rekreativ i tingujve me zë të lartë si ajo e përdorimit të pajisjeve audio personale me volum të lartë; – mosha; – dylli.

PARANDALIMI

Disa strategji të thjeshta për parandalimin e humbjes së dëgjimit përfshijnë: – imunizimi i fëmijëve kundër sëmundjeve të fëmijërisë – imunizimi i vajzave adoleshente dhe grave të moshës riprodhuese kundër rubeolës para shtatzënisë – parandalimi i infeksioneve në nënat e ardhshme nëpërmjet higjienës së mirë – forcimi i programeve të shëndetit të nënës dhe fëmijëve – zvogëlimin e ekspozimit në tingujt me zë të lartë duke rritur ndërgjegjësimin për rreziqet – duke shmangur përdorimin e barnave të veçanta të cilat mund të jenë të dëmshme për dëgjimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura