“Humbja e babait nuk i përuli!”- Bashkia i ndihmoi me bursat e studimit, Veliaj takon dy fëmijët e Ziver Veizit  

Sep 24, 2020 | 11:59
SHPËRNDAJE

Veliaj-Ana-Ziver VeiziKryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vrarë në protestën e Partisë Socialiste, para Kryeministrisë në 21 janar 2011.

Ka qenë Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me Anën dhe Klajdin, që kanë përfituar bursë studimi nga ana e Bashkisë së Tiranës.

“Me dy të rinj plot kurajo që humbja e babait nuk i përuli. Ana dhe Klajdi Veizi – studente të shkëlqyer dhe qytetarë të devotshëm të Tiranës tonë tani.

E lumtur që @Bashkia Tirane ka ndihmuar me bursat e studimit, suksese për këtë vit akademik, jemi krenare per ju!”, shkruan nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti në Twitter.

Më 21 janar 2011 katër protestues u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura