Humbja e 7-të në kampionat, klubi i Serisë merr vendimin drastik! Shkarkohet trajneri italian

Nov 4, 2019 | 9:23
SHPËRNDAJE

Një tjetër trajner i shkarkuar në Serinë A. Bëhet fjalë për Euxhenio Korinin. Humbja e djeshme ndaj Veronës, ka rezultuar fatale për teknikun e Breshas, i cili mori drejtimin e “dallëndysheve” një vit më parë, teksa u shkarkua nga drejtuesit për rezultatet të dobëta.

Cagliari Calcio v Brescia Calcio - Serie A

Humbja ndaj Veronës ishte e treta radhazi për Breshan, e cila në 11 javë kampionat ka arritur të sigurojë vetëm 7 pikë.

Breshia

Alternativa e mundshme për të zëvendësuar Korinin është trajneri uruguaian Diego Lopez, i cili në të kaluarën ka drejtuar Kaljarin dhe Bolonjën.

corini-eugenio

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura