Humbi vëllanë në aksident, Blerina Gjylameti mesash të ndjerë: Për hir të fëmijëve, mos aludoni për…

Oct 21, 2019 | 18:49
SHPËRNDAJE

Një ditë pas i ndërroi jetë vëllai në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti thotë se nga ana e saj nuk është bërë asnjë presion ndaj “organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër”.

e89132bbc15a96526a4ed3ff43ada8af_L në rrjetet sociale, Gjylameti kërkon që të mos bëhen më aludime për shkaqet e aksidentit tragjik.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq!

Ju falënderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.

Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment t’ju bëj veçse t’ju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që s’ka të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

 

Aksidenti-tuneli-Elbasan-Tirane-Blerina-Gjylameti-vellai-ngjarja-vdekja-makina-set-flaket-perplasja (5)
Aksidenti-tuneli-Elbasan-Tirane-Blerina-Gjylameti-vellai-ngjarja-vdekja-makina-set-flaket-perplasja (3) Aksidenti-tuneli-Elbasan-Tirane-Blerina-Gjylameti-vellai-ngjarja-vdekja-makina-set-flaket-perplasja (2) aksidenti1 copy aksidenti2 copy aksidenti-3-copy Aksidenti-tuneli-Elbasan-Tirane-Blerina-Gjylameti-vellai-ngjarja-vdekja-makina-set-flaket-perplasja (1) aksidenti 3 copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura