Humbi shikimin në tërmetin e nëntorit, koronavirusi i merr jetën pedagogut të Politeknikut

Aug 10, 2020 | 21:51
SHPËRNDAJE

Pas ndarjes nga jeta një ditë më parë të skulptorit të njohur, Arben Bajo, për shkak të koronavirusit, gjatë ditës së sotme, ka humbur jetën një pedagog i Universitetit Politeknik.

-640-0-5f319d10bf0d3

Klement Qerimi, sipas miqve të tij ka humbur jetën si pasojë e prekjes nga virusi. Një prej tyre shkruan, se pedagogu pak ditë më parë ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë.

Në tërmetin e 26 nëntorit, Qerimi humbi shikimin përveç shkatërrimit të banesës.

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura