Humbi ndjenjat live në shtëpinë e “Big Brother VIP”, reagon motra e Fifit: U luta të dilje, sepse…

Nov 24, 2021 | 19:36
SHPËRNDAJE

Fifi humbi ndjenjat dje gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP” për shkak të situatës së krijuar mes saj, Dj PM dhe Sarës. Këngëtarja tha se nuk është e vërtetë që ka ndërhyrë aty ku nuk i takon, sepse ajo e njeh prej 11 vitesh Pajtimin dhe nuk dëshiron që ai të lëndohet nga loja e Sarës.

fifi (1)

Opinionistja e spektaklit, Balina Bodinaku, i tha artistes të mos ndërhyjë mes blogeres dhe djalit nga Kosova, pasi nuk ja vlen të marrë vëmendje nga kjo gjë. Këto fjalë e irrituan shumë Fifin, e cila i kërkoi Arbanës që të largohet menjëherë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Kur tentoi të çohej për t’u larguar, Fifi humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë. Pas kësaj skene, ka reaguar motra e saj me anë të një postimi në Instastory.

fifi

Ajo ka publikuar një video në të cilën shfaqet këngëtarja duke aktruar gjatë provës së javës, krahas së cilës shkroi:

Motra ime e fortë. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrënmë të madhe, dhe sa keq më vjen që sinqeriteti yt është keqpërdorur aq shumë.

U luta shumë të thuash se ‘dua të dal’, për të vetmen arsye se më ka marrë malli shumë për ty, dhe u gëzova shumë që nuk e the se e di që do reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti.

Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e ‘Big Brother’ përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë”, shkroi Edona Raçi.

fifi (5) fifi fifi (2) fifi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura