Humbi jetën bashkë me familjen, kush është e fejuara e Greg Ramës. Djali i Kryeministrit i jep lamtumirën e fundit në homazh

Nov 29, 2019 | 10:40
SHPËRNDAJE

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ/ U shua si familje, studentja 25- vjeçare ishte e fejuara e djalit të Kryeministrit, Edi Rama. Një nga historitë më të trishta të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti në Durrës është ajo e familjes Reçi.

foto-lajm-640x311

Ata jetonin në lagjen 18 të qytetit bregdetar, në një pallat 6-katësh, që u shemb nga lëkundjet e forta. Të katër pjesëtarët e familjes, Eduard Reçi, 54 vjeç, bashkëshortja Dolora Reçi, 49, si dhe dy fëmijët, Kristi 25 vjeçe dhe Klaus 21, u nxorën nga gërmadhat pa shenja jete. Për përcjelljen e tyre në banesën e fundit, dje u mbajtën homazhe në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, ku qindra njerëz janë bashkuar pranë familjarëve të prekur nga tragjedia.

Me lule në duar, qytetarë të shumtë u kanë shprehur ngushëllime të afërmve të familjes Reçi. Në homazhet e zhvilluara në ambientet e Pallatit të Kulturës në nder të familjes Reçi, ishte i pranishëm edhe djali i madh i Kryeministrit Edi Rama. Greg Rama i dha lamtumirën e fundit të dashurës së tij, Kristit, ndërsa më pas u bëri thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti.

13212_470825333074803_2032072824314064597_n-640x433

29-vjeçari Rama ishte në një lidhje dashurie prej 3 vitesh me studenten e Universitetit të Mjekësisë, pasi Kristi Reçi studionte për Dermatologji. Lajmin se Greg Rama dhe Kristi Reçi ishin të fejuar e ka konfirmuar edhe zyra pranë Kryeministrisë. Ndërkohë, vetë Edi Rama i pyetur për këtë fakt, nuk i ka përmbajtur dot lotët.

“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj. Ndoshta është shumë e vështirë që të kuptohet nga ata që e konsiderojnë politikën një mizerabilitet apo një instrument për të vjedhur. Dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njësoj dhe që kujtojnë se unë rri këtu dhe po jap mish e shpirt për lekë, por miqësia ime është shumë e fortë dhe unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun. Isha me…”, u shpreh Rama gjatë një interviste për Sokol Ballën.

Familja Reçi pati fatin e keq, pasi jetonte në katin e tretë të pallatit 6-katësh, ku dy katet e para u zhytën nën tokë dhe për pasojë, e patën të pamundur të dilnin nga objekti përpara se të shembej.

1-30-1-768x440

Tragjedia mund të kishte përmasa edhe më të mëdha, por disa familje që banonin në këtë pallat nuk ndodheshin atë natë aty.

Në këtë pallat ndodheshin tri familje natën e kobshme të tërmetit: familja Reçi, familja Meçe dhe një tjetër familje me tre anëtarë, të cilët shpëtuan mrekullisht pa pësuar asnjë lëndim, pavarësisht se ndodheshin në katin e fundit. Pasi është shembur pallati, burrë e grua dhe vajza e tyre kanë dalë nga një hapësirë e vogël, duke i shpëtuar mrekullisht kësaj tragjedie. Ndërkohë, dy familjet e tjera, Reçi dhe Meçe, të cilat jetonin në katin e tretë dhe të katërt, nuk patën asnjë lloj mundësie të dilnin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura