17 vjeçarja humbi jetën në det, Gjykata e Shkodrës merr vendim për Indrit Bajraktarin. Çfarë tha ai në sallën e gjyqit: Për 40 minuta kam…

Aug 23, 2020 | 9:14
SHPËRNDAJE

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg të riun, Indrit Bajraktari, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

te-rinjte-1

25 vjeçarin ishte në të njëjtën motor uji ku humbi jetën vajza Enisa Dodaj në plazhin e Velipojës, ngjarje e ndodhur më 19 gusht. E reja u gjet pa jetë rreth 700 metra larg bregut.

Për ngjarjen, policia ka vënë nën akuzë 25 vjeçarin Bajraktari, i cili tha në sallën e gjyqit se ishte rrëzuar bashkë me të dhe se kishte qëndruar pa ndjenja në ujë.

Jemi rrëzuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Ka ardhur një çift tjetër me motoskaf dhe me thanë se po njoftojmë se ata ishin dy vetë dhe s’kishte vend për mua.

Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit ne qafen e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje. Kemi qene pa jelekët mbrojtës në motoskaf”- ka deklaruar i riu gjatë seancës së sotme.

Ai ka pranuar se është i martuar në Angli dhe pret një fëmijë.

Lajme të tjera rreth ngjarjes: 

Del ekspertiza/ Ja çfarë i shkaktoi vdekjen 17 vjeçares në Velipojë, shoku që e mori me skaf: Do flas …

 

Shkoi për pushime me familjen, por u mbyt në Velipojë, del rezultati i mjekësisë mjekoligjore për 17-vjeçaren

 

‘Enisa nuk dinte not, s’kishte as jelek’, familjari i 17-vjeçares: Në skaf kishte edhe vajza të tjera, por…

 

Me skaf në det me shokun, por doli e pajetë. Babai i 17-vjeçares mesazh prekës: Zoti të mori shpejt fizikisht, por…

 

“Është abuzuar shumë”, reagon familja e 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë. Ja çfarë thonë

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura