Humbi “finalen” ndaj Polonisë për shkak të COVID, Cikalleshi ka një mesazh për kuqezinjtë

Oct 11, 2021 | 21:58
SHPËRNDAJE

Edi Reja e kishte projektuar titullar por Sokol Cikalleshi nuk do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Polonisë. Sulmuesi kavajas është ndalur në mënyrë të papritur nga COVID-19, pasi ka rezultuar pozitiv në testet që i janë kryer ekipit si zakonisht një ditë para ndeshjes.

cikalleshi

Futbollisti është larguar nga grumbullimi dhe ka nisur karantinimin, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e një ndeshje historike për Shqipërinë. Përtej keqardhjes, vetë ai duket se është i bindur se nata e nesërme do të jetë e paharrueshme, siç e tregoi me mesazhin që publikoi në rrjetet sociale.

“COVID-19 më ndaloi mua por kombëtaren kuqezi s’e ndalon kush”, ishin fjalët e Cikalleshit në postimin e tij, duke treguar bindjen e thellë që ka se Shqipëria do të sigurojë rezultat edhe përballë Polonisë.

cika

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura