Humbi familjen nga zjarri që përpiu Athinën, letra rrëqethëse e gruas lexohet live në mediat greke

Jul 26, 2018 | 12:58
SHPËRNDAJE

Një tjetër dëshmi rreqethese vjen nga Greqia, per fatin e trishte te nje gruaje e cila nga zjarri humbi bashkeshortin dhe dy fëmijët e mitur. Mediat greke kane publikuar nje leter, te cilen gruaja e ka ndarë duke treguar momentet e tmerrit.

Vajza e saj, Evita, 13 vjeçe, per ti shpetuar flakeve te zjarrit u hodh nga shkëmbi në 15 metra lartësi në det e fatkeqesisht gjeti vdekjen, ndersa i biri i moshes 11 vjeçare, Andreas, vdiq bashkë me babain e tij 54-vjeçar, Grigoris. Ka perlotur gazetari Babis Papapanagiotou, i cili eshte edhe mik i familjes së çiklistëve të njohur, qe lexoi live letren e gruas në SKAI TV.

“Po përpiqem të jem si vajza ime e vogël, e cila gjithmonë ishte një luftarake që provoi në çdo mënyrë. E di që Grigoris do të kishte bërë gjithçka për t’i shpëtuar. Fakti që ai dështoi ishte thjesht vullneti i Zotit. Ende më kumbon në vesh zëri i frikësuar i Andreas: “Kam frikë mami, jam shumë i shqetësuar, por do të qëndrojë i fortë. Nuk dua që të vish, pasi gjithçka është mbyllur dhe ndoshta nuk ia del dot. “Unë u përpoqa t’i arrij ata, katër orë përpjekje që t’u afrohesha”, vazhdon letra.

“Më pas hoqa dorë nga përpjekjet, duke menduar që mos të rrezikoja as unë. Nuk kam fjale. Po përpiqem që të identifikojë familjarët e mi, pasi shteti e ka humbur plotësisht kontrollin në këtë drejtim-unë mund t’ju them se kam humbur gjithçka. Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë!”

evita-870x418 evita2-768x617 evita1-768x431

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura