Humbi bastin, Ibrahimoviç i kthen përgjigje Bekhamit…

Jul 9, 2018 | 11:31
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç e ka pranuar kërkesën e mikut të tij Dejvid Bekham pas bastit që vendosi me anglezin përpara Suedi-Angli. Ishte suedezi ai që e sfidoi ish-kapitenin e “Luanëve”. Një ditë përpara ndeshjes, ai postoi: “Nëse Anglia fiton, unë të qeras me darkën në çdo vend të botës që ti të duash, por nëse fiton Suedia, ti do të më blesh çfarë të dua në IKEA”.

ibra-bekama

Por Bekham e pranoi sfidën me kushtet e tij: “Nëse Suedia fiton, unë personalisht do të dërgoj ty tek IKEA të blesh çfarë të duash për vilën tënde të re në Los Anxheles.

ibra

Por nëse Anglia fiton, unë dua që të vish të shohësh një ndeshje të Anglisë në ‘Wembley’ me një fanellë të Anglisë veshur. Madje, në pushimin e ndeshjes do të hash peshk dhe patate”. 36-vjeçari uroi dhe pranoi bastin: “Po vij”!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura