Humbi babain pak ditë më parë, Rudina Dembacaj i dedikon fjalët e ndjera: Je me mua në çdo moment

Jul 13, 2020 | 15:57
SHPËRNDAJE

Babai i Rudina Dembacaj u nda nga jeta pak ditë më parë pasi u shtrua në spital për shkak të probleme shëndetësore.

Moderatorja me anë të postimeve në rrjetet sociale dhe në intervista tregonte se ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ndaj ajo e ndjen shumë mungesën e tij dhe po kalon momente të vështira.

Rudina Dembacaj e tregoi këtë me anë të një postimi në InstaStory. Moderatorja publikoi një foto duke përqafuar babain e saj dhe i dedikon fjalët prekëse: “Ti je me mua në çdo moment!”

Rexhep Dembacaj u nda nga jeta 5 ditë më parë. Ai ishte shtruar në spital në fund të muajit maj për shkak të probleme shëndetësore.

Moderatorja njoftoi lajmin për vdekjen e të atit në një postim në Instagram ku shkroi: “I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumire diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj.”

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura