Humbi 363 kilogramë për t’u kujdesur për fëmijët e motrës në burg

Feb 28, 2015 | 13:29
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një vajzë 34 vjeçare ka bërë histori duke humbur nga pasha e saj prej 454 kilogramë plot 363 kilogramë.

Mayra Rosales, nga Teksas tregon se ajo hoqi dorë nga jeta pasi vendosi të mbrojë motrën e saj Jamie e cila mori fajin për vdekjen e nipit Eliseo në vitin 2008.

Jamie vrau djalin e saj 2 vjeçar duke e goditur me një furçë flokësh dhe u dënua me 15 vjet burg.

Por Mayra duhej tashmë të kujdesej për fëmijët e tjerë të motrës.

Ajo vendos që në vitin 2011 të heqë peshën e saj trupore. Duke iu nënshtuar 11 operacioneve, 34-vjeçarja humbi plot 363 kilogramë.

“Nëse dikur jetoja për të ngrënë, tani të ushqyerit është diçka normale.”-ka treguar Mayra për ABC 18.

34-vjeçarja ka një organizëm normal dhe ushqyerja e saj është e rregullt.

Pasi rifitoi besimin dhe tashmë jeta e saj ishte normale, Mayra rrëfen se ka gjetur edhe të dashur me të cilin është e lumtur.

Vullneti dhe kurajoja e saj bëri që të ishte një inspirim për të gjithë ata që vuajnë nga mbipesha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura