Humbën jetën katër persona, zbulohet arsyeja e rrëzimit të avionit në Maqedoninë e Veriut

Apr 5, 2019 | 16:29
SHPËRNDAJE

Katër persona humbën jetën nga rrëzimi i një avioni, pak ditë më parë në Maqedoninë e  Veriu, ndërsa shkak duket të ketë qenë moti i keq me erëra të forta.

Kështu tha sot kryeministri Zoran Zaev ,gjatë konferencës me gazetares pas takimit të punës me odat ekonomike.

E99E9E28-993F-4941-8AF4-B30292050A0E-696x329

Babai, nëna dhe dy fëmijë humbën jetën gjatë rënies së avionit të vogël “Cesna” në afërsi të Majës së Selanikut në Maqedoni të Veriut.

Viktima u identifikuan si Boshnakov Angelov Georgi i lindur në vitin 1970, Boshnakova Kornajeva Tzoneva Kalina e lindur në vitin 1972, Boshnakova Georgiva Gergana e lindur në vitin 2005, dhe Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin 2000, që të gjithë nga Republika e Bullgarisë.

Avioni ishte nisur më 2 prill nga Ohri për në Sofje, ndërkohë që moti i keq dhe turbulencat kanë bërë që që ai humbet nga sistemi i radarit të kontrollit të fluturimeve në orën 16:16 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura