Humbasin ditët me diell, ja sa do shkojnë temperaturat javën që vjen, e mërkura do të dominohet nga …

Jan 26, 2020 | 16:48
SHPËRNDAJE

Ditët me diell mbetën pas, ndërsa java që vjen do të dominohet nga vranësirat dhe reshjet e herëpashershme të shiut në pjesën më të madhe të ditës.

diell

Kështu njofton shërbimi meteorologjik, ku ndër të tjera thekson se nuk do të mungojnë as orët me diell, ndonëse të pakta.

Ndërsa dita e mërkurë do të dominohet nga reshjet e shumta të shiut, ku do të paraqiten edhe si shtrëngata dhe stuhi.

“Reshjet e shiut do të jenë në shumicën e ditëve me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Përjashtim bëjnë këtu dita e Mërkurë me reshjet të cilat në zonën e qendrës dhe atë të veriut lokalisht do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Nga ana tjetër dita e Enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Nuk do të mungojnë gjithashtu reshjet e dëborës (lokalisht të dendura) në relievet malore të vendit por relativisht më të theksuara në zonën e Alpeve dhe verilindje. Përgjatë orëve të vona të natës dhe ato të para të mëngjesit ku temperaturat bien; në zonën e verilindjes dhe alpe në lartësi mbi 500 metër reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore ndërsa në juglindje në lartësitë mbi 700-800metër.

Në fushën termike temperaturat do të kenë luhatje nga dita në ditë por në përgjithësi ato do të variojnë nga -2ºC deri në 10ºC në vlerat e mëngjesit si dhe deri në 8ºC deri në 15ºC në ato të mesditës”, njofton ndër të tjera Shërbimi meterologjik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura