“Humba shpresën”- Zamira Kita rrëfen dramat e jetës dhe momentin kur mendoi vetëvrasjen: Kujtoja se do i jepte fund dhimbjes së madhe që përjetova

Jul 3, 2020 | 12:08
SHPËRNDAJE

Zamira Kita ka rrëfyer se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe është përballur me shumë vështirësi.

Në periudhën e komunizmit, aktorja e famshme shqiptare ishte me biografi të keqe dhe kjo e pengoi për të arritur shumë gjëra.

Ajo u shpreh se në jetë ka kaluar shumë dhimbje, duke filluar nga biografia, humbja e binjakëve dhe sëmundjes së vajzës së saj por që i ka tejkaluar me sportivitet.

Momenti i vetëm kur mendoi vetëvrasjen ishte në fillimet e karrierës së saj si aktore kur e emëruan në fshat për të ushtruar profesionin.

Zamira u shpreh se në atë moment e humbi shpresën dhe nuk shikonte asnjë dritë jeshile në horizont.

Ndaj ajo mendoi të vriste veten me mendimin që dhimbja e madhe që ndiente do t’i kalonte.

“Edhe kur më ndodhin gjëra të këqija, gjithë problematikat që kam pasur me vajzën, shëndetin e saj unë i kam kaluar me shumë sportivitet. Nuk e di pse kam pasur besimin dhe shpresën se çdo gjë do të ecë mbarë. Ka pasur edhe momente kur kam humbur shpresën në problematikat personale, intime dhe në ato profesionale.

Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër…..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi i kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat. Ishte zhgënjim total kur u emërova në fshat,”- tha aktorja, e ftuar në emisionin “Rreze dielli”.

Gjithashtu rrëfeu momentin kur ka shkëmbyer puthjen e parë me bashkëshortin e saj.

Zamira u shpreh se puthjen e parë e dhe në Maliq ndërsa ishte atje së bashku me bashkëshortin për të dhënë një shfaqje.

“Në Maliq kam këmbyer puthjen e parë me bashkëshortin tim, sepse kemi qenë atje për të bërë një shfaqje, ai ka qenë kitarist dhe unë kam qenë aktore dhe në një moment të caktuar kemi prekur duart dhe kemi këmbyer puthjen e parë.

Atje ka nisur, dhe ka qenë 12 maji i vitit 89’ ajo ditë, sepse ne kishim filluar të këmbenim vështrime, kishim filluar të ndjenim që e kërkonim njëri-tjetrin, mirëpo askush nuk po thoshte, askush nuk po vepronte, në një moment të caktuar u këmbye ajo puthje, kështu që e kurorëzuam,”- u shpreh Zamira Kita.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura