Humb një i mitur shqiptar në Britani, kishte shkuar të takonte një komunitet shqiptarësh

Sep 25, 2015 | 20:10
SHPËRNDAJE

Policia britanike është duke kërkuar një 17-vjeccar shqiptar, i cili është shpallur i humbur që prej katër ditësh. Bëhet fjalë për Idriz Pucin, i cili jetonte në një qendër për të miturit me aftësi të kufizuara.

shqiptari12Sipas qendrës në Hithfild shqiptari është jetim dhe kishte shkuar me autorizim të takonte një komunitet tjetër bashkëkombësish në qytetin Brajton, pak km larg Londrës.

Mirëpo komuniteti në fjalë nuk e ka konfirmuar ardhjen e tij. Ky fakt ka ngritur alarmin te qendra ku strehohej shqiptari i mitur.

Policia mendon se djaloshi mund të ketë përfunduar në Londër. Ajo bën apel për këdo që e sheh të njoftojë menjëherë autoritetet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura