Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me bordurën, vdes oficeri

May 4, 2016 | 18:00
SHPËRNDAJE

Një punonjës i Policisë së Shtetit ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Vlorë-Himarë” pranë fshatit Dukat.

foto ilustruese
foto ilustruese

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ku Shpëtim Abazaj, 52 vjeç, banues në Vlorë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me automjetin tip “Nisan-Mikro” me targë: AA 935 NL, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën, për pasojë ka humbur jetën.

Në automjet ndodheshi dhe dy pasagjerë të tjerë, L. D., 38 vjeç, i cili ka marrë disa dëmtime në trup dhe D.Sh., 18 vjeç, banues në Dukat-Vlorë, i cili ka pësuar disa gërvishje të lehta dhe nuk ka patur nevojë për mjekim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura