Humb jetën pushuesi në Borsh, policia jep detajet

Aug 10, 2020 | 15:30
SHPËRNDAJE

Një pushues ka humbur jetën sot në plazhin e Borshit. Policia tha se viktima është shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh.

borsh

“Duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës”, thanë blutë zyrtarisht.

Himarë/Informacion paraprak

Në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura