Humb jetën punëtori i HEC-it në Mirditë, e zuri masivi i dheut

Jul 2, 2015 | 12:25
SHPËRNDAJE

MIRDITE- Një 44-vjeçar nga Kukësi, me banim në Durrës, është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës, pranë vendit të punës në fshatin Shëngjin në komunën e Fanit. Viktima është identifikuar si Epsen Elezi, i cili ishte punonjës i hidrocentralit që po ndërtohet nga një firmë turke në këtë zonë të Mirditës. Ka qenë një punonjës tjetër, i cili ka pikasur 44- vjeçarin e vdekur dhe e ka dërguar në Spitalin e Kukësit, ku po i nënshtrohet edhe mjekë- sisë ligjore. Personi, i cili e ka dërguar në spital, ka dëshmuar se 44-vjeçari është aksidentuar gjatë punës, duke i sjellë edhe vdekjen e menjëhershme. Në lidhje me ngjarjen, Policia e Mirditës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit në punë që i mori jetën.

Nga ana tjetër, Inspektorati i Punës në Lezhë, i cili mbulon edhe rrethin e Mirditës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen edhe pse është institucioni kryesor që merret me sigurinë e punonjësve në punë. Ky është viktima i katërt në harkun kohor të një viti që punëtorët humbin jetën gjatë punës për ndërtimin e HEC-it në Mirditë. Kjo, për shkak se kushtet ku punohet lenë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka asnjë element teknik për mbrojtjen e jetës së punëtorëve. Edhe pse janë në dijeni të këtij fakti, institucionet vijojnë të heshtin, duke pritur ndonjë tragjedi më të rëndë për të vepruar në penalizimin e kësaj firme. Banorët pohojnë se janë të detyruar të punojnë si skllevër, pasi nuk kanë asnjë mundësi punësimi dhe të ardhurat e tyre janë minimale. Ata kërkojnë ndërhyrjen nga shteti, në të kundërt rrezikohen punëtorë të tjerë të kthehen në viktima. Sipas të dhënave, një masiv dheu e ka zënë poshtë dje 44-vjeçarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura