Humb jetën një minator në Bulqizë

Jul 27, 2015 | 14:33
SHPËRNDAJE

Një minator ka humbur jetën mesditën e sotme në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në zonën D të minierës dhe raportohet se viktima është Mehmet Dardha, 52-vjeç.

Qyteti i Bulqizes
Qyteti i Bulqizes

Raportohet se atë e ka zënë poshtë dy vagonë që transportonin krom. Mësohet se vagonët u shkëputën dhe gjatë kohës qe ai po tentonte ti bashkonte, e kane zene poshte.

Ky nuk është rasti i parë që minatorët humbasin jetën duke punuar në galeri për të siguruar bukën e gojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura