Humb jetën në moshën 13-vjeçare aktorja

Nov 11, 2019 | 18:59
SHPËRNDAJE

Ylli i ri i Broadway, Laurel Griggs ka ndërruar jetë në moshën 13-vjeçare, nga komplikimet që lidhen me një sulm astme.

Ajo u transportua menjëherë në spital, por mjekët nuk arritën ta mbanin atë në jetë.

1111-1

Griggs bëri debutimin e saj në Broadway në moshën 6-vjeçare si Polly në “Cat on a Hot Tin Roof”, duke interpretuar së bashku me Scarlett Johansson.

Që atëherë, ajo ka marrë pjesë në më shumë se 1.000 shfaqje në Broadway, tha babai i saj.

laurel-griggs

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura