Humb betejën me tumorin në tru, ndahet nga jeta aktorja e famshme në moshën 15-vjeçare

Feb 17, 2020 | 15:24
SHPËRNDAJE

Është ndarë nga jeta në moshën 15-vjeçare, aktorja e famshme Pearl Waligwa. Pearl u diagnostikua me tumor në tru dhe vdiq të shtunën në një spital në Kampala.

Ajo shkëlqeu në filmin “Queen of Katwe” të Disney në vitin 2016. Filmi ishte bazuar në historinë e vërtetë të Phiona Mutesi, me aftësi të jashtëzakonshme në shah nga një lagje e varfër e Ugandan.

Miqtë e saj i kanë bërë homazh aktores në rrjetet sociale.

Aktori, me të cilin luajti në film, David Oyelowo shkroi në Instagram: “Ajo ishte një sferë drite në Queen of Katëa dhe në jetë.”

Oyelowo luajti rolin e mësuesit të shahut të Phiona Mutesit ndërsa Lupita Nyong’o luajti rolin e nënës së saj.

Waligwa u diagnostikua për herë të parë me një tumor të trurit në vitin 2016 dhe regjisorja e Queen of Katwe mobilizoi njerëzit që ta ndihmonin financiarisht për trajtimin e saj në Indi për shkak se në Uguandë mjekët në spital nuk kishin mjetet e nevojshme.

Ajo u shërua në vitin 2017 dhe u fut në shkollën e mesme. Megjithatë vitin e kaluar zbuloi se aktorja kishte një tjetër tumor.

Shërbimi i funeralit për 15 vjeçaren u mbajt të dielën dhe Waligwa do të varroset të hënën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura