Humb betejën me koronavirusin ish-zv.kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Kopliku

Nov 21, 2020 | 21:50
SHPËRNDAJE

Ish-zv.kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot në moshën 77-vjeçare, pasi ishte i infektuar me koronavirus.

BASHKIMKOPLIKUUUU

News 24 raporton se Kopliku, pasi ishte prekur nga virusi ishte në gjendje të rëndë dhe kurohej në spitalin e Durrësit.

KARRIERA  DHE POSTET E BASHKIM KOPLIKUT

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër.  Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.

Kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990.

Ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura