Humb bastin, zv.presidenti i ekipit të futbollit detyrohet të bëjë striptizëm

May 26, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE

Skuadra e Darmshtadit festoi ngjitjen në Bundesligë. Ndërsa zv.presidenti i tyre, Folker Harr, është çmendur duke u zhveshur gjatë festës në mbrëmje.

Në fakt, numri 2 i klubit nuk ishte çmendur, por kishte humbur një bast me një nga sponsorët e klubit.

“Kisha vënë një bast me sponsorin kryesor, i cili parashikoi ngjitjen, ndërsa unë s’besoja. Basti ishte që unë të zhvishesha. Ia vlejti. Bëmë një festë madhështore”, deklaron me humor Harr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura