Hulk në Kinë, thyhet një tjetër rekord i merkatos së lojtarëve

Jun 29, 2016 | 16:49
SHPËRNDAJE

Futbolli kinez vazhdon të përforcohet me emra të njohur në arenën ndërkombëtare, ndërsa po paguan shifra të çmendura për të gjithë lojtarët që afron. I fundit në listën e gjatë të transferimeve të bujshme është braziliani Hulk, për të cilin do të thyhen të gjitha rekordet e merkatos së Superligës Kineze.

14671824019943

29 vjeçari ka udhëtuar sot drejt Kinës, i pritur me ovacione në aeroport nga mijëra tifozë që do t’i gëzohen talentit të tij në radhët e klubit të SIPG. Por më të lumtur nga të gjithë kanë qenë drejtuesit e Zenitit, të cilët do të përfitojnë 58 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Kësisoj, ai do të thyejë rekordin e vendosur në janar nga bashkëkombësi i tij, Aleks Teikseira, për të cilin Jiangsu Suning pagoi 50 milionë euro.

hulk

Edhe Hulk do të jetë i kënaqur nga kontrata që e pret në Kinë. Pasi të kalojë vizitat mjekësore gjatë ditën së nesërme, Hulk do të firmose për skuadrën që drejtohet nga Sven Goran Erikson, duke u kthyer në futbollistin më të paguar të këtij kampionati, me një rrogë prej 12 milionë eurosh në vit.

Gjëja më e çuditshme është objektivi që klubi i ka vendosur brazilianit. Ai nuk duhet të ndihmojë skuadrën të fitojë titullin kampion, por të ngjitet dy vende në klasifikim, nga i 5-ti në të 3-tin, për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të Azisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura