Dhuna në ndeshjet Serbi-Shqipëri, huligani Ivan Bogdanov shpallet i pafajshëm

May 29, 2015 | 12:27
SHPËRNDAJE

Gjykata serbe e ka shpallur të pafajshëm huliganin e njohur serb dhe anëtarin e ultrasve të “Yllit të Kuq” në Serbi, Ivan Bogdanovin.

Ivan Bogdanov në fushën e stadiumit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri

Sipas prokurorisë serbe, Bogdanov nuk ka kryer vepër penale, gjatë hyrjes në fushë në ndeshjen e Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndaj tij, ishin ngritur akuza për ushtrim dhunë dhe nxitje të saj në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, mirëpo gjykata nuk gjeti vepër të tillë penale.

Në këtë mënyrë, Bogdanov do të procedohet për shkelje të rregulloreve në stadium, pra vetëm për qëndrim në fushë kundër rregullave.

Bogdanov u bë njohur në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë, e luajtur në Xhenova, ku dogji flamurin shqiptar dhe nxiti dhunë. Ai u dënua me tre vjet burg nga gjykata italiane përpara se të dëbohej në Serbi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura